Indeksi i Kostos së Jetesës/ Tirana renditet e 19-ta në Europë, Prishtina ndër vendet ku jetohet më lirë
Në Tiranë mund të jetohet me 554.59 paund në muaj, duke llogaritur nga kostot e kafesë e deri te qiraja apo udhëtimet e vogla mujore. Business Insider ka përpiluar një listë të 26 qyteteve europiane ku mund të jetohet me më pak se 600 paund në muaj, kur Shqipëria renditet në vendin e 19-të. Ndërsa Prishtina cilësohet si një nga qytetet ku jetohet më lirë, me gati 437,88 paund në muaj, duke u renditur kështu në vendin e 4-të.
Të dhënat janë përpiluar nga Indeksi i Kostos së Jetesës 2017 nga “Numbeo”, i cili i përditëson çdo muaj shpenzimet e përditshme në qytetet më të mëdha anembanë globit.
Indeksi merr parasysh një numër faktorësh, duke përfshirë koston e produkteve ushqimore, ngrënies dhe pirjes, udhëtimit, qirasë, taksave urbane si dhe shpenzimet e rastit, marrja pjesë në një event.
Kështu në Tiranë:
Kapuçino: 140 lekë (£ 0.94)
Ushqimi me tre vakte për dy persona: 2,418.50 lekë (16,50 £)
Birrë shtëpiake, që konsumohet në shtëpi (shishe 0.5 litra): 82.72 lekë (£ 0.55)
Udhëtim 1 ditor në muaj: 1,600 lekë (£ 10,70)
Një apartament 1+1 jashtë qendrës së qytetit, qira mujore: 19,330 lekë (£ 129).
Vendi i 26-të ku jetohet në limitin e 600 paundve është Sarajeva me 591.06 paund, ndërsa vendi ku jetohet më lirë është Dnipro në Ukraine, me 392.29 paund.
E.Z/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.