Indeksi i riskut i Bmi/Fitch – Në Shqipëri rreziqet ekonomike janë më të larta se ato politike
Në raportin e fundit për vendet europine në zhvillim, ato të Europës juglindore, BMI research, pjesë e Fitch Group, përfshin edhe një tabelë që përmban indeksin e riskut, që e përpilon vetë agjencia. Ky indeks risku përfshin; rrezikun politik dhe atë ekonomik që i kanoset vendeve të rajonit, si në terma afat-shkurtër, ashtu edhe në terma afat-gjatë.
Në terma afat-shkurtër, sa i përket rrezikut ekonomik, Shqipëria është vendi i dytë më i rrezikuar në rajon, vetëm pas Bosnje Hercegovinës, pasi Shqipëria grumbullon vetëm 40.6 pikë. Në terma fat-gjatë ndërkohë, situata ndryshon, pasi Shqipëria grumbullon 47 pikë, duke lënë pas Kosovën, Bosnje Hercegovinën dhe Malin e Zi.
Sa i përket rreziqeve politike ndërkohë, Bmi research, është bindshëm më optimiste për vendin tonë, duke e radhitur në pozita të favorshme, si në terma afat-shkurtër, ashtu edhe në terma afat-gjatë. Në indeksin e përgjithshëm ndërkohë, vendi ynë renditet i katërti nga fundi, më mirë se Maqedonia, Kosova dhe Bosnje Hercegovina.
Roel Korkuti/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.