India, burg për burrat që kërkojnë divorcin e menjëhershëm

Të gjithë burrat që kërkojnë “divorcin e menjëhershëm” mund të dënohet deri në 3 vite burg, sipas një projektligji të ri që po shqyrtohet në Indi.
Bëhet fjalë për një praktikë tradicionale, ku një burrë musliman thotë fjalën “talaq” (divorc” tre herë, në çdo formë, përfshirë SMS apo email.
Kjo praktikë është deklaruar jokushtetuese nga Gjykata Supreme e Indisë në Gusht, por zyrtarët thonë se vazhdon të përdoret.
Ligji i ri parashikon edhe gjoba, si dhe mbështetje për gratë që preken nga “talaq” i trefishtë.
Masat e reja janë marrë në mënyrë që të sigurohet se burri nuk mund t’i kërkojë gruas të lërë menjëherë shtëpinë, pasi ajo do të ketë mbrojtje ligjore. Sipas draftit, njerëzit e dyshuar për veprën penale do të qëndrojnë në burg, ndërsa praktika do të ndalohet në çdo formë të mundshme.
Media indiane shkruajnë se legjislacioni pritet të arrijë në sesionet parlamentare të dimrit.
Muslimanët janë grupi minoritar më i madh në Indi, i cili është edhe një nga pak vendet e mbetura ku përdoret “talaq”-u i shumëfishtë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.