India në “boom” ekonomik – Rritja prek 8.2%, i`a kalon edhe Kinës
Rritja ekonomike e Indisë preku nivelin rekord të më shumë se 2 viteve, duke u ngjitur në 8.2% gjatë tremujorit të dytë të vitit, dhe duke i dhënë qeverisë së kryeministrit Narendra Modi një stimul politik në vitin e fundit të mandatit të tij, përpara zgjedhjeve të tjera.
Modi ka qenë vazhdimisht nën presion për të çuar përpara premtimin e tij për reforma dhe hapjen e vendeve të punës për miliona të rinj të papunë.
Manifaktura dhe konsumi privat vlerësohen si lokomotiva e rritjes ekonomike, duke nxitur shpresat se për ekonominë gjigande të Indisë ka filluar kthesa.
Leximi i rritjes ekonomike për tremujorin e dytë të vitit rezulton bindshëm mbi pritshmëritë e tregjeve dhe analistëve, që flisnin për 7.6% rritje, ndërkohë që kjo shifër është më e larta që prej 2016-ës, kur fiksohej në 9.3%.
Shifra prej 8.2% nga ana tjetër është përtej ritmit të Kinës, që u rrit me vetëm 6,7% gjatë të njëjtit tremujor.
Sipas Bankës Botërore, së fundmi, ekonomia indiane, 2.6 trilionë dollarëshe kaloi Francën, duke i zënë vendin si ekonomia e 6-të më e madhe në botë.
Roel Korkuti/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.