India nuk do të lejojë makinat pa shofer

Emrat më të mëdhenj të teknologjisë dhe automjeteve po garantojnë një zhvillim për makinat vetëlëvizëse, por disa nga vendet më të zhvilluara mund të mos e duan.
Zyrtari më i lartë i transportit në Indi tha se teknologjia e re do të rris papunësinë tek një popull i ri që tashmë po përpiqet të gjej punë, raporton CNN.
“Ne nuk do të lejojmë makinat pa shofer në Indi. Nuk na nevojiten, çdo makinë i jep një punë një shoferi. Makinat pa shofer do i heqë këto vende pune”, tha Ministri i Transportit Nitin Gadkari.
Sakaq, teknologjia pritet të jetë gati për të dalë në rrugë në vitin 2020 dhe shumica e shteteve të zhvilluara po punojnë për hartimin e legjislacionit që do t’i lejonte përdorimin masiv.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.