India porosit vaksina të pa miratuara / Do blejë 300 milion doza nga një firmë lokale pas kritikave të gjykatës
Qeveria indiane nënshkroi urdhrin e parë të blerjes për vaksina të pamiratuara të Covid-19 këtë Javë, një ditë pasi u përball me kritika nga organi më i lartë gjyqësor për programin e ngadaltë të vaksinave, që ka lënë miliona njerëz të cenuar. Pas një vale të dytë shkatërruese të infeksionit që ka lënë dhjetëra mijëra të vdekur nga Prilli në Maj, vëmendja është zhvendosur tek vaksinimi urgjent i popullsisë së rritur. Qeveria indiane do blejë 300 milionë doza nga firma lokale Biological-E dhe ka paguar në avancë 205.6 milionë dollarë, sipas ministrisë së shëndetësisë, pavarësisht se vaksina është ende në fazën e tretë të provave klinike, përpara marrjes së miratimit. “Marrëveshja me kompaninë është pjesë e një përpjekjeje më të gjerë të qeverisë indiane për të inkurajuar prodhuesit indigjenë të vaksinës që të ofrojnë mbështetjen e tyre”- deklaroi ministria. India ka vaksinuar njerëzit deri më tani me vaksinën e AstraZeneca të prodhuar nga Instituti i Serumit në Indi, Covaxin të prodhuar nga firma lokale Bharat Biotech dhe së fundmi me Sputnik V të Rusisë. Megjithatë, furnizimet nuk po mjaftojnë pasi qeveria hapi qendra të vaksinimit për të gjithë të rriturit në muajin e ardhshëm, ku disa prej tyre janë mbyllur, duke ngritur kritika nga Gjykata e Lartë mbi mungesën e një plani të përshtatshëm.
Klevis Llaha – SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.