India rihap qytetet e mëdha – Mumbai dhe New Delhi heqin disa masa prej rënies së infeksioneve
Qytetet kryesorë në Indi janë rihapur për biznes në nisje të Javës, me rradhë të mëdha në stacionet e autobusëve në qendrën financiare të Mumbait, ndërkohë që trafiku është rikthyer edhe në rrugët e New Delhi pas valës së dytë vdekjeprurëse në vend. Me rreth 100 mijë infeksioen të reja në 24 orët e fundit ,vendi regjistroi numrin më të ulët që prej datës 6 Prill, shumë poshtë majës prej 400,000 të muajit maj, duke lejuar aturotietet që të hapin disa pjesë të ekonomisë.
“Duhet të mbrohemi nga infeksioni, por edhe të rikthejmë ekonominë në normalitet:- tha ministri kryesor i New Delhit, Arvind Kejriwal në Twitter. Ai urdhëroi gjysmën e dyqaneve të kryeqytetit që të rihapen në disa ditë të muajit, në përpjekje për të limituar turmat, ndërsa zyrat dhe rrjeti i metrove në Delhi janë lejuar të hapen në 50% kapacitet. Megjithatë, disa masa u ruajtën, si ndalimi i restoranteve, teatrove dhe palestrave, në qytetin që po rimëkëmbet ngadaltë nga infeksionet e Prillit dhe Majit që tejmbushën spitalet. India shtoi 2,427 vdekje në 24 orët e fundit, në një total prej mbi 349 mijë, sipas ministrisë së Shëndetëssië, në rënie nga 4,000 çdo ditë në kulmin e krizës.
Ekspertët mendojnë se shifrat janë të nënraportuara he mund të jenë shumë herë më të larta, për shkak të mungesës së informacionit dhe testeve në zonat rurale. Autoritetet në qytetin perëndimor Maharashtra, që mban Mumbain, lejuan bizneset që të hapen deri në pasdite, me gjysmën e stafit, ndërkohë që rihapën edhe palestrat e sallonet e bukurisë, ndërkohë që kinematë dhe qendrat tregtare do qëndrojnë të mbyllura. Përpjekjet për rihapjen e ekonomisë në Indi vijnë ndërkohë që autoritetet po hasin vështirësi për të vaksinuar popullsinë prej 1.4 miliardë, që sipas ekspertëve është e vetmja mënyrë për të ndaluar një valë të tretë.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.