India, së shpejti ndër tregjet më të mëdha të kozmetikës – Trefishim brenda 8 vitesh

Bukuria tashmë është një biznes serioz për indianët. Popullsia e të rinjve, të apasionuar pas internetit, sidomos në qytetet e mëdha po luan rolin e një katalizatori të madh për industrinë kozmetike.
Tregu në vend për produktet e flokëve, kremrat e lëkurës, deodorantët dhe kozmetikat e tjera pritet të trefishohet nga 6.5 miliardë dollarë sot, në 20 miliardë dollarë në vitin 2025.
Shifra vjen nga studimi i firmës konsultuese RedSeer Consulting, e cila parashikon se India do të bëhet një nga pesë tregjet kryesore të kozmetikës, me një rritje vjetore prej 25%. Kjo rritje është shumë më e lartë se mesatarja globale prej 4,3%.
Bumi ka të bëjë shumë me të rinjtë, të cilët duan të duken mirë gjatë gjithë kohës.
“Rrjetet sociale dhe demografia favorizuese po luajnë një rol të madh në shtrirjen e ndërgjegjësimit për produktet kozmetike dhe industrinë e modës”, thotë Shubham Anand, në krye të praktikave të shitjes dhe konsumatorëve pranë RedSeer.
Ndërsa kjo kërkesë në rritje përfshin gjithçka nga produktet natyrale tek markat luksoze, markat ndërkombëtare për kujdesin e lëkurës me bazë bimore pritet të kenë rritjen më të madhe.
“Deri në vitin 2020, një tërësi me marka si Labiocos, Bodyography dhe Victoria’s Secret pritet të luftojnë për kuletën dhe mendësinë e konsumatorit indian”, vijon raporti.
Ndërkohë, markat e tjera si L’Oreal, MAC dhe Estee Lauder janë prezente prej vitesh në tregun urban të Indisë, megjithatë është tregu jashtë qyteteve të mëdha fronti i ri.
Në këto zona, shitësit online po u japin klientëve akses në marka të cilat nuk gjenden në dyqanet tradicionale. Rreth 2% e shitjeve totale, ose 50 milionë dollarë bëhen tashmë online.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.