Industria e shitjeve me pakicë pret një goditje me 549 miliardë dollarë – Borxhi global ia kalon PPB-së globale

Me rreth tre milion raste të infektuarish me koronavirus në të gjithë botën dhe shumë vende që zbatojnë bllokimet, shpenzimet globale për industrinë e shitjes me pakicë pritet të bien me 3% në vitin 2020 – ekuivalente me rreth 549 miliardë dollarë – krahasuar me një rritje të pritshme prej 5% para pandemisë, tha GlobalData.
“Amerika e Veriut dhe Evropa do të përjetojnë rëniet më të thella të të shpenzimeve për pakicë, përkatësisht 4.8% dhe 4.4%,” tha Sofie Willmott, analist kryesor në GlobalData.
Firma e analitikës parashikon gjithashtu që borxhi global të rritet ndjeshëm në gjysmën e parë të vitit 2020 nga kushtet e pasigurta financiare dhe një ulje e niveleve të politikës së bankave qendrore në të gjithë botën.
Së bashku me një rritje të barrës së borxhit në të dy, tregjet e zhvilluara dhe ato në zhvillim, niveli i borxhit global është dy herë më shumë se niveli i produktit të brendshëm bruto global, gjeti GlobalData.
D.B – SCAN
Burimi: Business Insider
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.