Infeksionet vazhdojnë me ritme të larta/ 295 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit dhe 3 viktima
Shqipëria ka shënuar këtë të hënë 295 raste të reja me koronavirus nga 1413 teste të kryera gjatë 24 orëve të fundit.
Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 74 të prekur në Tiranë, 39 të prekur në Durrës, 30 raste në Shkodër, 22 raste në Lushnje, 12 raste në Vlorë, 11 raste në Fier dhe Pogradec, 10 raste në Krujë dhe Berat, 9 raste në Elbasan dhe Lezhë, 7 raste në Gjirokastër, 6 raste në Kurbin, 5 raste në Divjakë, 4 raste në Kukës, Tropojë, Prrenjas, Skrapar, 3 raste në Sarandë, Gramsh, Kuçovë, 2 raste në Has dhe Shijak, 1 rast në Fushë- Arrëz, Devollë, Kavajë, Mirditë,Rrogozhinë, Mallakastër, Librazhd, Mat, Përmet, Roskovec, Klos.
Fatkeqësisht kanë humbur jetën dhe 3 persona të tjerë duke e çuar numrin total të viktimave në 454. Betejën me COVID19, një 47 vjeçar nga Tirana, një 53 vjeçare dhe një 64 vjeçar nga Durrësi, me sëmundje bashkëshoqëruese.
Gjatë kësaj të hëne gjithashtu u regjistruan 96 qytetarë të shëruar duke e çuar në 10167 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 259 pacientë, 22 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.