Inflacion dhe mungesë e sheqerit në treg – Tregëtarët kufizojnë sasitë e sheqerit të dërguara në Rusi në formë presioni ndaj Putinit

Rusia përballet me rritjen e çmimeve të sheqerit, mungesat teksa tregtarët devijojnë dërgesat
Tregtarët e mallrave kanë filluar të kufizojnë dërgesat e sheqerit në Rusi, një veprim i vendosur për të nxitur më tej rritjen e çmimeve të brendshme dhe për të rritur presionin ndaj qeverisë ruse për të ulur inflacionin e ushqimeve, sipas burimeve të industrisë dhe të dhënave të transportit.
Rusia pati nevojë për importe sheqeri këtë vit, pas të korrave të nëpasnjëshme, të pamjaftueshme të panxharit dhe ndërprerja e dërgesave çon në mungesë, pasi vendi lufton me çmimet e larta të sheqerit dhe produkteve të tjera kryesore, thanë ekspertët e industrisë.
Sheqeri përdoret gjerësisht në Rusi, për ruajtjen e frutave dhe prodhimin e vodkës. Shumë rusë kanë grumbulluar ëmbëlsues dhe produkte të tjera kryesore, sanksionet e rënda perëndimore të vendosura ndaj Moskës pas pushtimit të Ukrainës më 24 shkurt, goditën rublën dhe ngritën çmimet e ushqimeve.
Kremlini zyrtar deklaroi në mesin e javës i se vendi ka rezerva të mjaftueshme sheqeri për të përmbushur kërkesën përpara prodhimit të ri të panxharit në Shtator.
Ndërsa të dhënat e industrisë tregojnë për sasi më të ulëta duke pasur parasysh se dy korrjet e fundit të sheqerit në Rusi ishin nën 6 milionë tonët e kërkuar dhe nëse dërgesat e sheqerit në rusi mbeten të kufiziara situata do të përkeqësohet.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.