Inflacion i pandryshuar në Eurozonë, Eurostat: Konfirmohet në 1.3%, suficiti tregtar rritet në 26.6 mld euro
Inflacioni në 19 vendet e Eurozonës mbeti i pandryshuar në muajin Korrik, raporton Zyra e Statistikave e Bashkimit Europian.
Megjithatë, indeksi bazë që përjashton kostot e luhatshme të energjisë dhe produkteve ushqimore, u rrit.
Eurostat konfirmoi vlerësimin fillestar të inflacionit me bazë vjetore në 1.3% dhe rriti indeksin bazë të monitoruar nga Banka Qendrore Europiane gjithashtu në 1.3%.
Ndërkohë që çmimet janë ende poshtë objektivit të BQE në pranë por poshtë 2%-shit, inflacioni bazë u rrit nga 1.2% që ishte në Qershor dhe rezultoi sipër vlerësimeve të analistëve.
Norma më e lartë u regjistrua në Lituani, me 4.1%, ndjekur nga Estonia dhe Britania me 3.9% dhe 2.6% në mënyrë respektive. Norma negative u regjistruan në Irlandë dhe Qipro në -0.2% dhe -0.1%.
Të dhëna të tjera nga Eurostat treguan se suficiti tregtar i Eurozonës u rrit sipër projeksioneve të analistëve në 26.6 miliardë euro për muajin Korrik.
Në 6 muajt e parë të këtij viti, tregtia e Bashkimit Europian është rritur me të gjithë partnerët kryesorë, por më e dukshme ishte rritja me Rusinë, Kinën dhe Korenë e Jugut.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.