Inflacioni: Çmimet në Britani rriten me ritmin më të shpejtë për gati 10 vjet!
Matja e indeksit të çmimeve të konsumit të inflacionit është tani më shumë se dyfishi i objektivit të Bankës së Anglisë. Kostot e transportit, faturat e gazit dhe energjisë elektrike dhe makinat e përdorura të gjitha u rritën sipas Zyrës për Statistikat Kombëtare, ONS.
Inflacioni është rritur që kur ekonomia u rihap pas bllokimit të Covid. Banka e Anglisë ka thënë se mund t’i duhet të rrisë normat e interesit “në muajt e ardhshëm” për të trajtuar problemin.
Leximi i tetorit është shumë më i lartë se rritja prej 3.1% e regjistruar këtë vit deri në shtator dhe përpara parashikimeve të ekonomistëve.
ONS njoftoi se faturat e energjisë shtëpiake ishin nxitësi më i madh i inflacionit pasi kufiri rregullator i çmimit për gazin dhe energjinë elektrike vendase u rrit muajin e kaluar. Faturat e gazit u rritën me 28.1% deri në tetor, ndërsa energjia elektrike u rrit me 18.8%.
Çmimet e benzinës ishin gjithashtu dukshëm më të larta mes një rritjeje të çmimeve globale të naftës. Çmimet mesatare ishin 138.6 paund për litër në tetor – më i larti që nga shtatori 2012 dhe 25.4 paund më i lartë që nga viti i kaluar.
ONS veçoi gjithashtu rritjen e kostos së makinave të përdorura, e cila rrjedh nga një mungesë globale e mikroçipëve që ka ngadalësuar prodhimin e automjeteve të reja, duke rritur kërkesën për modelet më të vjetra.
Çmimet e makinave të përdorura janë rritur me 27.4% që nga prilli i këtij viti. Në fillim të këtij muaji, guvernatori i Bankës së Anglisë, Andrew Bailey kërkoi falje për çmimet në rritje dhe paralajmëroi se inflacioni mund të rritet deri në 5%.
Shumica e analistëve presin tani që Banka të rrisë normat e interesit nga nivelet e tyre më të ulëta historike në mbledhjen e saj të ardhshme në dhjetor. BBC
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.