Inflacioni gjerman afrohet më pranë objektivit të BQE-së
Inflacioni vjetor gjerman u përshpejtua në 1.5% në qershor, por mbeti nën objektivin e Bankës Qendrore Europiane, treguan të enjten të dhënat përfundimtare të Zyrës Federale të Statistikave. Leximi për çmimet gjermane të konsumit, i harmonizuar për ta bërë të krahasueshëm me të dhënat e inflacionit nga vendet e tjera të Bashkimit Europian, u rishikua pasi të dhënat paraprake të publikuara në fund të qershorit kishin treguar që çmimet u rritën me 1.3% nga viti në vit. BQE synon inflacionin prej afërsisht 2%, por më të ulët për eurozonën në tërësi.
Inflacioni në zonën euro ka qenë prej kohësh nën objektivin e BQE dhe Komisioni Europian të mërkurën uli vlerësimet e tij për rritjen e zonës së euros dhe inflacionin, duke thënë se pasiguria lidhur me politikën tregtare të SHBA përbën një rrezik të madh për bllokun. BQE do të mblidhet më 25 korrik dhe investitorët janë të ndarë mes faktit nëse banka do të tërheqë nxitjen për stimuj ose pastaj do të presë deri në mbledhjen e saj të 12 shtatorit.
Anëtari i Këshillit Drejtues të BQE Olli Rehn ka thënë se nëse BQE dëshiron të përmbushë mandatin e saj, tani nevojitet stimul i mëtejshëm monetar derisa ekonomia dhe perspektivat e inflacionit të përmirësohen. Një ndarje e hollësishme e të dhënave jo të harmonizuara të inflacionit treguan se kostoja e paketave të pushimeve është rritur fuqishëm. Të dhënat përfundimtare treguan se çmimet e harmonizuara me BE-në u rritën me 0.3% në muaj, të rishikuar nga 0.1%.
Pas 10 vjet ekspansioni, ekonomia gjermane u kthye në rritje mes janarit dhe marsit, duke shënuar një zgjerim prej 0.4%, por Bundesbank pret një tkurrje të vogël në tremujorin e dytë. Aktiviteti në sektorin e prodhimit tashmë po zvogëlohet. (Reuters)
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.