Inflacioni “kapërcen” në 6.2%/ Shifra më e lartë që prej prillit 2002. Transporti, buka, vaji, sheqernat udhëheqin rritjen!

Inflacioni gjatë prillit është ngjitur edhe më tej, duke prekur një normë prej 6.2%, tregojnë shifrat më të fundit nga Instituti i Statistikave. Gjatë së njëjtës periudhë të një viti më parë, inflacioni fiksohej në 1.9%, ndërkohë që gjatë marsit fiksohej në 5.7%. Krahasuar me marsin e këtij viti, çmimet e konsumit në vendin tonë rezultojnë të jenë rritur me 0.7%, tregojnë shifrat zyrtare. Nga ana tjetër, një normë inflacioni prej 6.2% rezulton të jetë më e larta që prej prillit të vitit 2002, pra niveli më i lartë në dy dekada.
Sa i përket zërave që kanë dhënë kontributin më të madh në rritjen e çmimeve me 6.2% gjatë prillit të këtij viti, krahasuar me prillin e një viti më parë, vëmë re se ndikimin më të madh e ka dhënë pikërisht kategoria e ushqimeve dhe pijeve joalkoolike, me 3.56 pikë, dhe më pas transporti me 1.23 pikë. Në vend të tretë, me 0.49 pikë ndërkohë qëndron kategoria që përfshin edhe hidrokarburet, së bashku me qiranë, energjinë, ujin……Për të lexuar artikullin e plotë klikoni këtu!
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.