Inflacioni në Eurozonë – Konfirmohet në 1.9% për muajin Prill, arrin përsëri objektivin e BQE

Inflacioni në Eurozonë u rimëkëmb në 1.9% për muajin Prill, raporton agjencia e statistikave e Bashkimit Europian. Të dhënat përfundimtare të Eurostat, konfirmuan nivelin e çmimeve si dhe inflacionin bazë, që përjashton komponentët e luhatur si nafta dhe produktet ushqimore.
Krahasuar me të njëjtën periudhën një vit më parë, inflacioni u rrit me 1.2% në Prill nga 0.7% që ishte në Mars.
Për 28 vendet e Bashkimit Europian, inflacioni u rrit me 2% në Prill nga 1.6% që ishte një muaj më parë. Niveli i çmimeve rezultoi më i lartë në vendet Baltike, me Estoninë, Lituaninë dhe Letoninë, me një normë sipër 3%-shit. Rumania, Irlanda dhe Sllovakia mbetën pas, me normën vjetore të inflacionit në më pak se 1%. Kostot më të larta të transportit dhe energjisë ishin nxitësit kryesorë të inflacionit në muajin Prill.
Të dhënat për nivelin e çmimeve, që kanë arritur nivelin objektiv të Bankës Qendrore Europiane, japin prova për institucionin që të nisë përfundimin e lehtësimit monetar. Në takimin e muajit Prill, Banka Qendrore Europiane vendosi të mos ndërhyjë, ndërkohë që Presidenti i Institucionit Mario Draghi, u shpreh pesimist për arritjen e objektivit.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.