Inflacioni në eurozonë parashikohet deri në 1.3%, por ende e ulët për Bankën Qendrore Europiane
Të dhënat e Eurostatit të mërkurën treguan se çmimet e konsumatorëve në eurozonë u rritën pak më shumë se parashikimi i parë në qershor megjithëse normat e inflacionit ishin ende nën përmirësimin që kërkojnë politikbërësit.
Gjithashtu Eurostat tha se çmimet në eurozonë në 19 vende ishin 1.3% më të larta krahasuar me një vit më parë. Inflacioni në muajin maj ishte 1.2%, norma më e ulët që nga prilli i vitit 2018.
Sipas të dhënave të publikuara të mërkurën nga Eurostat çmimet në muaj ishin 0.2% më të larta, pak më shumë se parashikimi i tregut prej 0.1%.
Anëtari i bordit të BQE (Banka Qendrore Europiane), Benoit Coeure tha të mërkurën se banka ishte e gatshme të vepronte nëse ishte e nevojshme për të ndihmuar inflacionin të lëvizte drejt këtij objektivi.
Banka Qendrore Evropiane (BQE), dhe komiteti i politikës monetare i së cilës mblidhet javën e ardhshme, synon një normë afër, por nën 2%.
Një tregues më i ngushtë, i cili përjashton gjithashtu çmimet e alkoolit dhe duhanit, u rrit në 1.1% në qershor nga 0.8% në maj.
Parashikimet ndjekin një rritje të lehtë në rritjen e çmimit të energjisë në 1.7 nga 1.6% dhe të mallrave joenergjitikë në 0.3 nga 0.2%. Inflacioni për ushqimin e papërpunuar shënonte 0.7% nga vlerësimi fillestar 0.8%.
Burimi:Euronews
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.