Inflacioni në Japoni – Niveli bazë i çmimeve rritet me 0.2% në Mars, poshtë projeksioneve
Inflacioni bazë në Japoni u rrit me një normë më të ngadaltë se projeksionet për muajin Mars dhe shpenzimet e ekonomive familjare ranë gjithashtu, duke treguar se kërkesa e brendshme mund të mos jetë e mjaftueshme për të gjeneruar një nivel të qëndrueshëm të çmimeve.
Prodhimi industrial ka rënë për muajin Mars, megjithatë ekonomistët qëndrojnë optimistë se prodhimi do të rimëkëmbet në muajt që vijnë, prej kërkesës së fortë jashtë vendit për mallrat japonezë.
Duke hequr energjinë, çmimet e konsumit kanë rënë për të parën herë në 4 vite, gjë që sugjeron se dalja nga stimujt monetar është ende larg.
Indeksi bazë i çmimeve të konsumit në Japoni, që përfshin produktet e naftës por përjashton çmimet e luhatura të energjisë, u rrit me 0.2% në Mars. Projeksionet qëndronin për një rritje me 0.3%.
Inflacioni në ekonominë e tretë më të madhe në botë ka qëndruar pranë zeros për thuajse 2 vite, duke sjellë probleme për planin e Bankës për të arritur objektivin në 2%.
Duke hequr edhe komponentin e energjisë, çmimet e konsumit ranë me 0.1% për Marsin me bazë vjetore.
Të dhëna të tjera për ekonominë e tretë më të madhe në botë, treguan se norma e papunësisë mbeti e qëndrueshme në 2.8% për Marsin. Deri më tani, tregu i fortë i punës nuk ka kontribuar shumë në rritjen e nivelit të çmimeve.
Shpenzimet e ekonomive familjare ranë me 1.3%. Prodhimi industrial ra me 2.1% për Marsin, pasi prodhuesit e pajisjeve elektronike dhe makinave shkurtuan outputin.
Analistët presin një rritje me 8.9% të prodhimit industrial për muajin Prill, duke treguar se të dhënat për Marsin mund të jenë të përkohshme.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.