Inflacioni në Rusi, në nivele rekord – Çmimet u rritën me 9.99% në bazë vjetore. Rubla dobësohet
Inflacioni në Rusi u rrit me ritme të shpejta në 16.7% që nga 1 Prilli, më i larti që nga Marsi 2015 dhe nga 15.66% që ishte një javë më parë, pasi rubla e paqëndrueshme çoi në rritje të çmimeve mes sanksioneve të paprecedenta perëndimore, deklaroi Kremlini zyrtar.
Inflacioni në Rusi është përshpejtuar ndjeshëm javët e fundit, pasi rubla ka rënë në nivel të ulët historik duke rritur këkrkesën për një gamë të gjerë mallrash, nga produktet ushqimore te makinat, me pritshmëritë që çmimet do të rriten edhe më shumë.
Inflacioni javor në Rusi u ngadalësua në 0.99% në javën deri më 1 prill nga 1.16% që shënoi në javën paraardhëse, duke e çuar rritjen vjetore të çmimeve të konsumit në 9.99%, treguan të dhënat zyrtare.
Banka qendrore, synon inflacionin vjetor në 4%, mbajti normën e saj bazë në 20% në mars dhe paralajmëroi për një rritje të pashmangshme të inflacionit dhe së shpejti tkurrje të ekonomisë.
Gati 75% e personave të anketuar në internet patën pritshmëri që inflacioni i vitit 2022 do të kalonte 20%, por analistët shprehën se rreziqet e mëtejshme inflacioniste do të kufizohen nga një rënie në të ardhurat reale.
Blerta Lata / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.