Inflacioni në zonën euro. Thyen pritshmëritë duke u rritur me 0.3% në Qershor
Inflacioni në zonën që ndan euron, u rrit në muajin Qershor nga niveli më i ulët në 4 vite gjatë Majit, ndërkohë që ndikimi negative i çmimeve të ulëta të energjisë u tërhoq. Zyra e Statistikave e Bashkimit Europian, Eurostat, deklaroi se çmimet e konsumit në 19 vendet e Eurozonës u rritën me 0.3% në Qershor me bazë mujore, nga një normë prej vetëm 0.1% në Maj.
Megjjithatë, treguesi është ende shumë poshtë objektivit të Bankës Qendrore Europiane në pranë 2% në afat-mesëm. Çmimet e energjisë ranë me 9.4% me bazë vjetore në Prill, pas një rënieje me 11.9% në Maj. Çmimet e ushqimeve të papërpunuara u rritën me 5.9% në Prill, pas një rritjeje me 6.7% në Maj.
Duke hequr këto komponentë të luhatur, treguesi që Banka Qendrore Europiane e quan inflacioni bazë, u rrit në 1.1% me bazë vjetore. Një matës akoma më i pastër, që heq efektet e çmimeve të alkoolit dhe duhanit, ra në 0.8% me bazë vjetore, nga 0.9% në Maj.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.