Inflacioni rus tejkalon objektivin e Bankës Qendrore – Rritet në 4.2%
Indeksi i çmimeve të konsumit të Rusisë (IÇK) u rrit paksa mbi objektivin e bankës qendrore prej 4 për qind në 2018 sipas të dhënave paraprake të statistikave.
Më parë këtë muaj, banka qendrore ngriti normën bazë të interesit, duke kërkuar të mbajë një kontroll mbi inflacionin në rritje nxitur nga një rritje e tatimit mbi vlerën e shtuar nga 2019 dhe disa faktorë të jashtëm. Inflacioni vjetor në dhjetor u përshpejtua në 4.2 për qind, duke tejkaluar objektivin e bankës qendrore prej 4.0 për qind për herë të parë që nga qershori 2017.
Nga muaji në muaj, inflacioni u rrit në 0.8 për qind në dhjetor nga 0.5 për qind në nëntor. Guvernatorja e bankës qendrore, Elvira Nabiullina tha se banka qendrore ka vepruar në mënyrë pro aktive duke u përpjekur të frenojë rreziqet inflacioniste.
Pritjet inflacioniste, një faktor tjetër që banka qendrore është duke i kushtuar vëmendje të ngushtë, vazhduan të rriten në dhjetor. Sipas Nabiullina, inflacioni mund të arrijë në 6 për qind në pjesën e parë të vitit të ardhshëm, por banka qendrore ende sheh vend për lehtësimin e politikës monetare në fund të vitit 2019 ose në fillim të vitit 2020.
Kirill Tremasov, kreu i hulumtimeve në Loko Invest, tha se ka shumë gjasa që IÇK të vazhdojë të rritet në fillim të vitit të ardhshëm dhe se një trend i tillë mund të jetë një “argument serioz” për një rritje të normës së mëtejshme nga banka qendrore.
Çmimet e naftës gjithashtu u ulën në nivelin më të ulët që prej një viti këtë muaj, në më pak se 50 dollarë për fuçi për shkak të frikës së furnizimit, duke pasur një rubël më të dobët.
E.T/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.