Infografika e Aksidenteve Rrugore të 11-mujorit të 2021 – Gonxhja: Projeksionet tregojnë një vit pozitiv
Në përfundim të këtij viti, Drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor Blendi Gonxhja ka publikuar infografikat e Aksidenteve Rrugore të 11-mujorit të 2021.
Gonxhja është shprehur se projeksionet e tregojnë vitin më pozitiv sa i takon rënies së ndjeshme të numrit të aksidenteve, rënies së indeksit përfshirje drejtuesi mjeti për numër drejtuesash mjeti/numër mjetesh rrugore në qarkullim, uljes së shkaktarëve të aksidenteve të moshave 18-24 vjeç e deri 34 vjeç, uljes së fataliteteve, rënies së numrit të të lënduarve nga aksidentet dhe rritjes së sigurisë rrugore për të gjithë përdoruesit e rrugës.
“Statistikat tregojnë qartë se puna shumë më e mirë me kualifikimin e drejtuesve të rinj të mjeteve, programet e aktivitetet edukative e ndërgjegjësuese, reformimi i akteve rregullatore e masat ndëshkuese, investimet në infrastrukturë e sinjalistikë po sjellin rezultate të prekshme e sot ndërsa kemi rritje të jashtëzakonshme të përdoruesve të rrugës në shoferë, pasagjerë dhe mjete rrugore, por edhe në pedalues e këmbësorë, kemi gjithnjë e më pak aksidente dhe viktima” ka shkruar Gonxhja në njoftim.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.