Informaliteti, cilat janë bizneset më problematike? – Qosja: Gjoba pa paralajmërim, 10 deri në 50-fishin e pagës minimale

Në gjysmën e parë të vitit, me implementimin e planit antinfomalitet nga qeveria, janë evidentuar afro 780 punonjës informalë, duke përbërë 70 % të të gjithë ecurisë në vitin 2021.
Por cilat janë sektorët më problematikë?
Në një intervistë për SCAN TV, Zv. Kryenispektorja e Inspektoratit të Punës, Irida Qosja shprehet se përpos informalitet të zi, shqetësim është edhe informaliteti gri, ku do të fokusohen më së shumti inspektimet. Sipas saj problematike janë subjektet që funksionojnë në industrinë me material porositësi, shërbimet, subjektet periferike, puna online etj.
Ndërkohë, bizneset do të përballen me sanksione pa paralajmërim nëse kapen në infomalitet.
Projektligji për inspektimin ne punë është hedhur së fundmi për konsultim dhe me miratimin në Parlament, i hap rrugën ndryshimit të rregullave për vendosjen e sanksioneve kundrejt bizneseve.
Elisabeta Dosku / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.