Informaliteti i taksive – Bardhi: S’po merret asnjë masë, na është ndaluar e drejta e protestës
Pavarësisht se është një shqetësim i ngritur shpesh, autoritetet shtetërore nuk po marrin asnjë masë për ndëshkimin e taksive që operojnë në mënyrë informale”. Deklarata vjen nga kreu i Shoqatës së Taksive Tirana, Gëzim Bardhi, i cili thotë për TV SCAN se kjo po shkatërron tregun dhe biznesin e taksistëve të ligjshëm.
Bardhi foli edhe për protestat e paralajmëruara më herët, të cilat nuk po lejohet të zhvillohen nga ana e institucioneve.
Kreu i shoqatës ndëshkoi edhe konkurrencën e pandershme të kompanive, të cilat nuk aplikojnë tarifën e nisjes në taksimetër, çka iu mundëson aplikimin e tarifave më të lira, por që dëmton taksitë e licencuara.
Ola Mitre/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.