Informaliteti në punë – Inspektoriati gjobit 117 biznese me 32 mln lekë
Rreth 170 subjekte janë zbuluar në informalitet të plotë gjatë vitit 2016 dhe janë referuar pranë administratës tatimore, ndërsa 1200 punonjës janë konstatuar duke punuar në të zezë.
Gjatë analizës vjetore të Inspektoriatit Shtetëror të Punës, kreu i këtij institucioni Dritan Ylli, theksoi ndër të tjera se janë vendosur masa administrative me gjobë në vlerën e 32 milion lekëve për bizneset që janë kapur në shkelje.
Pavarësisht punës së bërë në këtë drejtim, duket se për tregun shqiptar të punës, lufta ndaj informalitetit vijon të mbetet një sfidë.
Inspektimet on line në radhët e bizneseve që po aplikohen nga ky inspektoriat dhe që do të shtrihen edhe në inspektoriate të tjera, vlerësohen si instrumenti më i mirë për shmangien e korrupsionit.
Informaliteti në punë mbetet një fenomen shqetësues për vendin , i cili është më i theksuar në disa sektorë si ndërtimi apo sektori i shërbimeve.
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.