Infrastruktura në 100 fshatrat – Gati 200 projekte transformuese, nxitje turizmit

Rreth 200 projekte në infrastrukturë dhe shërbime do të realizohen nga qeveria në 100 fshatra të përzgjedhur në të gjithë vendin, në tre vitet e ardhshme, duke u ndryshuar tërësisht imazhin dhe duke i bërë ato më të aksesueshëm për turistët vendas dhe të huaj.
Pjesa më e madhe e tyre, rreth 100 janë parashikuar të realizohen në vitin 2020, ndërsa 30 do të realizohen gjatë këtij viti dhe 70 vitin e ardhshëm. Mesatarisht çdo fshat do të përfitojë dy ndërhyrje rrënjësore, por kjo është edhe në varësi të nevojave. Ndërkohë që priten edhe donacione, për të shtuar numrin e ndërhyrjeve.
Projektet e financuara në kuadër të programit të 100 fshatrave do të zbatohen kryesisht nga bashkitë si dhe agjenci të tjera publike. Përmirësimi i infrastrukturës publike në këtë program përfshin mbështetjen për infrastrukturë rrugore, rivitalizime hapësirash publike/urbane, infrastrukturë komunitare, shërbime publike, infrastrukture mjedisore, turistike, monumente të trashëgimisë kulturore, qendra multifunksionale komunitare, peizazhi mjedisor, etj.
Elisabeta Dosku/SCAN
Programi “100 fshatrat”! Gjirokastra, qarku me numrin më lartë të fshatrave të përfshirë! Në Tiranë janë përfshirë 10 fshatra (Lista emërore)
Zbardhen detajet e projektit “100 fshatrat”! Investime, 600 vende pune të reja, mbështetje për 27 sipërmarrje, 150 bujtina, markata e dyqane
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.