Inovacioni, grante 2.5 mln Euro – Në total, 2.2 mld euro nga BE, Shalsi: Kompanitë të kapin kohën e humbur
2.2 miliardë euro është shuma totale që Këshilli Evropian i Inovacionit planifikon të përdorë për të mbështetur idetë apo sipërmarrjen inovative.
Këshilli prezantoi në Tiranë për të gjithë të interesuarit instrumentin më të ri të Komisionit Evropian për fuqizimin e novatorëve evropianë me potencial të madh, që krijojnë tregje. I pranishëm në takim, Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes Eduard Shalsi tha se është momenti që kompanitë dhe individët shqiptarë të kapin kohën e humbur dhe të përfitojnë nga inovacioni.
Përmes programit, çdo individ apo sipërmarrje që ka një ide inovatore mund të përfitojë grant deri 2.5 milionë euro apo asete deri 50 milionë euro.
Lorenc Rabeta/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.