Inspektime në aksin Skuraj-Burrel – Qato: Së shpejti përfundon vendosja e sinjalistikave
Drejtoresha e Autoritetit Rrugor Shqiptar Sonila Qato ka qenë prezente në një inspektim në zonën e Matit.
Konkretisht sipas ARRSH u kryen inspektime në aksin Skuraj-Burrel në zonën e Matit, ku u vunë re punimet e betonit për realizimin e tombinos së re me dimension 5X5 m, asfaltimin si dhe muret mbajtëse që garantojnë sigurinë e rrugës.
Qato tha se bëhet fjalë pikërisht për një segment i cili deri para ndërhyrjeve nga ana e ARRSH konsiderohej një pjesë rruge tejet e amortizuar duke shkaktuar probleme serioze qarkullimi.
Sipas njoftimit, shumë shpejt do të përfundojë dhe vendosja e sinjalistikës horizontale e vertikale. Gjithashtu ARRSH u ndal të vizitonte nga afër dhe përfundimin e punimeve për shtimin e sigurisë rrugore në tunelin e Shkopetit.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.