Inspektimet online, standardizohen dokumentet në 61 njësit vendore
Inspektimi online një risi në vendin tonë e rendit Shqipërinë në vendet e para të Ballkanit që ka këtë sistem. Por edhe në se i referohemi një nga shteteve kryesore në BE, Francës, nuk e ka një sistem të tillë sipas Inspektorit të Përgjithshëm të Administratës Franceze Jean – Pierre Dalle.
Por kjo nuk e ka ndaluar aspak vendin tonë që të nënshkruaj marrëveshje binjakëzimi me Francën për të marrë praktikën e kryerjes së inspektimeve dhe standardizimin e dokumentacionit. Kreu i Inspektoratit Qendror, Hajdari theksoi edhe një herë rëndësinë që ka standardizimi i dokumentacionit në inspektoratet e të 61 njësive vendore.
Rreth 100 milionë euro ka investuar shteti shqiptarë në tre vite për digjitalizimin e institucioneve, kështu u shpreh ministrja e Inovacionit dhe e Administratës Milena Harito. Për të shmangur edhe abuzimet është krijuar regjistri online i inspektorëve ku i jepet mundësia çdo biznesi që të aksesojë dhe të vërtetojë nëse personi që kërkon ta inspektojë është pjesë e këtij regjistri.
Entela Barjamaj/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.