Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, 1612 inspektime në vend – Pezullohen 2 aktivitete, vendosen 2 masa administrative
Ministria e Shëndetësisë gjatë një njoftimi në faqen zyrtare ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit Inspektorati Shtetëror Shëndetësor ka realizuar 1612 inspektime dhe monitorime në të gjitha qarqet e vendit.
Gjatë kontrollit ISHSH ka njoftuar se janë marrë 2 vendime për pezullim të aktivitetit të subjekteve, dhe janë vendosur 2 masa administrative.
Inspektorati Shtetëror Shëndetësor po intensifikon kontrollet dhe monitorimin në terren për zbatimin e masave ndaj COVID-19.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të respektojnë masat e distancimit social dhe higjenës si dhe bizneset dhe institucionet të zbatojnë protokollet e sigurisë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.