Instagram me dy opsione të reja – Ja çfarë mundësojnë “Storie Archive” dhe ‘Storie Highlights”
Instagram tashmë ka prezantuar dy përditësime të mëdha për të gjithë përdoruesit e tij.
“Stories Archive” dhe “Stories Highlights”, siç mund të dallohen edhe nga emërtimi këto dy përditësime të reja kanë të bëjnë me “Storiet” e Instagramit.
Me opsionin “Stories Archive” ju tashmë do të mund të ruani këto storie edhe t’i shikoni edhe pas 24 orësh.
Ndërkohë opsioni i dytë, “Stories Highlight” shërben për të ruajtur storiet që keni publikuar në të kaluarën dhe t’i ndani përsëri në Instagram.
Ju mund të shtoni sa më shumë pika kryesore që dëshironi nga arkivi juaj dhe ata do të shfaqen si një shirit horizontal lëvizës mbi rrjetin tuaj të fotove.
Nëse dikush do të vizitojë profilin tuaj do të jetë në gjendje të shohë storien tuaj me emrin që keni vendosur.
Edhe Snapchat e ka pasur më parë këtë veçori, kështu që si shumë veçori të tjera tashmë e disponon edhe Instagram.
V.H/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.