Instagram, Inteligjenca Artificiale do të njohë përdoruesit nën 13 vjeç që përdorin rrjetin social
Tashmë teknologjitë e reja të inteligjencës artificiale do të bëjnë të mundur njohjen dhe ndalimin e përdoruesëve nën 13 vjec.
Këto janë disa nga funksionet në të cilat punon Instagram për të mbrojtur anëtarët më të rinj të komunitetit, ndërsa funksioni që kufizon shkëmbimin e mesazheve të drejtpërdrejta midis të rriturve dhe të miturve nën 18 vjeç është tashmë në shpërndarje nga sot në të gjithë botën.
“Ne po investojmë në karakteristika që mund të mbrojnë privatësinë dhe t’i mbajnë njerëzit të sigurt pa hyrë në përmbajtjen e tyre të drejtpërdrejtë të mesazheve. “Inteligjenca artificiale dhe të mësuarit makinerik janë teknologjitë që media sociale po vendos për të konstatuar moshën e përdoruesve. “Mosha minimale për të përdorur Instagram është 13 vjeç, fëmijët mund të gënjejnë për datën e tyre të lindjes dhe ne duam që ta parandalojmë këtë rrezik” – shton rrjeti social. (ANSA)
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.