INSTAT: Indeksi i harmonizuar i çmimeve për muajin Maj bie në 3.4 për qind
Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit në muajin Maj llogaritet me 3.4 për qind me në rënie nga 3.6 për qind që llogaritej në muajin Prill. Lajmi është konfirmuar nga Institutit të Statistikave përmes një njoftimi për mediat, ku ndër të tjera thuhet se: “Ky ndryshim, është ndikuar kryesisht nga rritja vjetore e çmimeve të grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 7,4 %, pasuar nga grupet “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 3,1 %, “Argëtim dhe kulturë” me 2,4 %, “Transport” me 2,3 %, etj”.
Ndërkohë po sipas INSTAT çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” u ulën me 2,0%, pasuar nga grupi “Mobilje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 1,2 %.
Në Maj 2017, ndryshimi mujor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit është -1,6 %. Ky ndryshim është ndikuar kryesisht nga ulja e çmimeve të grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike”
Osman Dedja/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.