Institucionet shtetërore – 2.5 mld lekë për automjete, limuzina e fuoristrada

Departamenti i antikorrupsionit, aksesit në shërbime dhe transparencës në Partinë Demokratike ka publikuar dokumente nga Agjencia e Blerjeve të Përqendruara, ku bëhet fjalë për blerjen e një sër automjetesh për institucionet shtetërore.
Nga dokumentet vihet re që vetëm AKU kërkon të blejë 37 automjete me vlerë totale 500 milionë lekë. Fondi në total është 169 milionë lekë pa TVSH ndërsa fondi prej 84 milionë leke është për blerje gomash, bateri automjeti.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.