Integrimi i Shqipërisë në BE – Rama takon Kancelaren Merkel
Kryeministri vendit, Edi Rama ka zhvilluar një takim dypalësh me Kancelaren e Republikës Federale te Gjermanisë Angela Merkel.
Sipas njoftimit, në takim u diskutua mbi ecurinë e reformës ne drejtësi dhe procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Gjithashtu, Kryeministri Rama foli edhe për pritshmëritë e qeverisë shqiptare për raportin e Komisionit Europian që pritet të publikohet në fund të muajit maj.
Kryeministri Rama e falenderoi Kancelaren gjermane sipas njoftimit, për vëmendjen e vazhdueshme dhe mbështetjen që Gjermania ka dhënë për të shtyrë më tej rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.
Një temë tjetër që u diskutua gjatë takimit ishte për rajonin dhe domosdoshmërinë e vazhdimit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve mes dy vendeve.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.