Integrimi në BE, Rama: Italia, avokat i rëndësishëm për Shqipërinë. Gentiloni: Të intensifikojmë më tej bashkëpunimin tonë
Kryeministri Rama ndodhet në një vizitë zyrtare në Itali, ku është pritur nga homologu i tij, Paolo Gentiloni.
Pas takimit, liderët e dy vendeve zhvilluan një konferencë për mediat, ku pjesë e diskutimeve ishin bashkëpunimi në fushën e ekonomisë, procesi i integrimit të Shqipërisë në BE, është diskutuar edhe për luftën kundër krimit të organizuar dhe luftën kundër kultivimit të kanabisit.
Gentiloni e ka nisur fjalën e tij, duke uruar kryeministrin Rama, pas konfirmimit të tij në mandatin e dytë qeverisës.
“Mendoj se kjo është vizita e parë bilaterale e kryeministrit Rama jashtë vendit, pas konfirmimit të tij si kryeministër, ndaj dua ta uroj atë në këtë mandate të ri qeverisës. Italia është një partner kryesor për Shqipërinë, kemi biznese italiane të vendosura në Shqipëri, por ajo çfarë duhet të bëjmë në këtë fushë është të intensifikojmë më tej raportet tona, ndaj duhet të bëjmë më shumë për përfaqësonin tonë atje.”
Nga ana e tij, kryeministri Rama është shprehur se Italia është një partner strategjik, por edhe një vend që i ka ofruar ndihmë gjithmonë Shqipërisë.
“Italia nuk është vetëm një partner strategjik, por edhe një vend që i ka qëndruar dhe i ka dhëne shumë Shqipërisë. Ka ofruar mbështetjen e saj në vijimin e procesit të Berlinit.”
Rama është ndalur në luftën kundër kanabisit, ku ka falënderuar kryeministrin Gentiloni për mbështetjen e dhënë në këtë drejtim.
Nga ana tjetër, Rama foli edhe për procesin e integrimit, ku u shpreh se Italia është një avokat i rëndësishëm i Shqipërisë për në BE, ndaj sipas tij po bëhet e pamundura për hapjen e negociatave.
os.de/SCAN
Konferenca për mediat mes Ramës dhe Gentilonit
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.