Integriteti i linjave teknologjike dhe tubacioneve nëntokësore, Albgaz hap tenderin. Synimi: Operim të paktën i 1 njësie teknike me 3 linja transmetimi
Albgaz sh.a ka hapur tenderin për evidentimin në terren dhe vlerësimin teknik të integritetit të linjave teknologjike dhe tubacioneve nëntokësore të shoqërisë Albgaz sh.a. dhe vlerësimi i thelluar i ndikimit në mjedis të tyre, për efekt të pajisjes me Lejen Mjedisore. Tenderi ka fond limit 46 milionë e 287 mijë lekë dhe data e mbylljes së tij është 17 marsi 2020.
Referuar dokumenteve të tenderit, ALBGAZ sh.a synon të hartojë programin e menaxhimit të rrjetit të transmetimit dhe linjave teknologjike, duke bërë së pari evidentimin në terren, kontrollin dhe rivlerësimin e aktivëve materiale afatgjata që përbëjnë këto lidhje teknologjike, të bëjë kodifikimin dhe regjistrin dixhital të plotë të bazës së të dhënave të këtyre aktiveve të marra në terren, në mënyrë që të reflektojë gjendjen aktuale reale, integritetin dhe sigurinë e tyre.
“Në këtë mënyrë rritet besueshmëria dhe operimi efikas i rrjetit si dhe planifikohen më saktësisht zhvendosjet eventuale të aktiveve për një menaxhim sa më efektiv të tyre në optikën e investimeve të reja të shoqërisë.
ALBGAZ synon gjithashtu të sigurojë Deklaratën Mjedisore për operimin e të paktën “1(një) njësie teknike të përbërë nga 3 (tre) linja transmetimi ekzistuese funksionale, në administrim të “Albgaz sh.a”, kjo përmes përgatitjes së Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis (VNM) të thelluar të fokusuar në mënyrë të veçantë për këtë njësi teknike.
Është parë e arsyeshme që këto dy aktivitete të ndiqen dhe kryhen së bashku ku në këtë mënyrë reduktohen daljet dhe vlerësimet e dyfishta për objekte të njëjta, ekipe të përbashkëta duke mos dubluar ekspertë të të njëjtës fushë si dhe efiçence ekonomike” shkruhet në dokumentet e tenderit.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.