Integriteti i procesit zgjedhor – Prokuroria e përgjithshme, bashkëpunim intensiv me KQZ
Prokuroria e Përgjithshme dhe Komisioni Qendror i Zgjedhje do të bashkëpunojnë për të siguruar integritetin në zgjedhjet përmes shkëmbimit intensive të informacionit mes tyre lidhur me kandidatët në lista. Në këtë kuadër, në praninë edhe të OSBE, dy krerët e institucioneve nënshkruan dhe një memorandum bashkëpunimi.
Ambasadori i OSBE në Tiranë, Bernd Borchard ju drejtua autoriteteve shqiptare vetëm pak kohë nga zgjedhjet vendore që t’i japin prioritet akuzave për shitblerjen e votës e cila, sipas tij, çon në humbjen e besimit të qytetarëve dhe cenon procesin integrues të vendit.
Pas përfundimit të ceremonisë së nënshkrimit të këtij memorandumi, Borchard në një prononcim për mediat, u shpreh se ky parlament mund ta votoj reformën zgjedhore duke i sugjeruar dialogun palëve politike. ambasadori i OSBE-së i kërkoi opozitës të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të qershorit.
Nertila Doko/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.