Inteligjenca artificiale më pranë të kuptuarit njerëzit – Google po mëson si të gatuash, përqafohesh apo zihesh

Makineritë që funksionojnë me inteligjencë artificiale, e cila do të përdoret më vonë për të fuqizuar robotët dhe filtrat e përmbajtjes, tashmë ka një burim të ri për të kuptuar më mirë njerëzit.
Google, i cili zotëron YouTube, njoftoi se një databazë e re me video filmike do të përdoret për t’u mësuar makinerive se si lëvizin njerëzit nëpër botë. Projekti do të quhet AVA dhe përmban video të veprimeve të thjeshta njerëzore, që variojnë nga të pirit ujë, të gatuarit e deri tek përqafimet e zënkat.
Çdo klip video do të jetë i lidhur me një file që përshkruan veprimin njerëzor, nga i cili do të mësojë algoritmi. Çdo veprim, apo çdo person në video do të ketë etiketën e tij, çka do t’i lejojë kompjuterit të mësojë atë çfarë duhet të të shtrënguar dorën apo për të puthur.
Qëllimi final është që kompjuterat të mësojnë inteligjencën sociale vizuale, pra të kuptojnë se çfarë po bëjnë njerëzit, çfarë do të bëjnë më pas dhe çfarë po përpiqen të arrijnë.
Deri më tani janë etiketuar 57,600 video që përshkruajnë në detaje 80 veprime. Më të shpeshtat janë veprimet bazike si të qëndruarit, të folur, të dëgjuarit dhe të ecurit.
Gjithsesi, ekipi i shkencëtarëve argumenton se përdorimi i klipeve nga filmat mund të paraqesë pak vështirësi, pasi disa veprime janë tejet të dramatizuara. Megjithëse këto materiale nuk janë perfekte, janë më mirë se përdorimi i videove të prodhuara nga përdoruesit.
A.H./SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.