Interes për parqe fotovoltaike – Dy aplikime, në Metalurgjikun e Elbasanit dhe në Lushnjë

Pas Shkodrës e Fierit, dy aplikime të tjera janë paraqitur në Ministrinë e Energjitikës për ndërtimin e parqeve me energji diellore në zonën e ish Kombinatit Metalurgjik të Elbasanit dhe në Plug të Lushnjës.
Shoqëria “INSIDE COMPUTER SYSTEM” ka aplikuar për pajisjen me autorizim për ndërtimin e një parku fotovoltaik në Zonën e “Ish Kombinatit Metalurgjik – Elbasan” me një sipërfaqe totale të projektit rreth 50.000 m2 ku kapaciteti i instaluar do të jetë 2 MW. Vlera e investimit të këtij projekti është rreth 2.3 milion Euro.
Paralelisht Shoqëria “WONDERLAND” ka aplikuar për ndërtimin e një parku fotovoltaik në Zonën “Plug, Grabjan, Lushnje”, Qarku Fier me një sipërfaqe totale të projektit rreth 1.75 ha ku kapaciteti i instaluar do të jetë 2 MW me një vlerë investimi rreth 1 milion Euro.
Lorenc Rabeta/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.