Interpol lëshon alarmin për vaksinat e COVID: Përgatituni për rrjetet e organizuara kriminale
Interpol, Agjencia Ndërkombëtare e Koordinimit të Policisë ka paralajmëruar se rrjetet e organizuara kriminale mund të synojnë vaksina të rreme COVID.
Interpol, me seli në Francë, tha se ka lëshuar alarmin global për zbatimin e ligjit në 194 vende të botës, duke i paralajmëruar që duhet të përgatiten për rrjetet e krimit të organizuar që synojnë vaksinat e rreme, si fizikisht ashtu edhe në internet.
“Ndërsa qeveritë po përgatiten të hapin vaksinat, organizatat kriminale po planifikojnë të infiltrojnë ose të ndërpresin zinxhirët e furnizimit. Rrjetet kriminale do të synojnë gjithashtu të fusin anëtarë që nuk ngjallin dyshimtë te publikut, përmes faqeve të rreme në internet apo shërimeve të shtirura, lëvizje këto që mund të paraqesin një rrezik të rëndësishëm për shëndetin e tyre, madje edhe jetën e tyre” tha sekretari i përgjithshëm i Interpolit, Juergen Stock.
Burimi origjinal: Reuters
Përshtati në shqip: SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.