Intervista e plotë/Zusi: Forumi, vlerë e shtuar për zhvillimin ekonomik të vendit
Alban Zusi, Presidenti i Qendrës Shqiptare të Eksporteve në një intervistë për televizionin SCAN në Forumin Ekonomik të Tiranës vlerësojë punimet e para të këtij forumi, duke e konsideruar si të nevojshëm dhe në kohën e duhur, ku vendet e rajonit mund të bashkëpunojnë dhe shkëmbejnë eksperienca me njëra tjetrën.
Intervista e plotë:
Një opinion me këtë event kaq të rëndësishëm, si është në këndvështrimin tuaj dhe sa e ndihmon ai bashkëpunimin rajonal në ekonomi?
Do doja të falënderoja televizionin tuaj dhe gjithë organizatorët e këtij eventi për këtë lloj risie, pasi vërtet që ka ardhur momenti që edhe në Shqipëri të organizohen të tillë forume në Shqipëri, të tilla tryeza, ku të diskutohet në nivel makro, në nivel global, pasi ne tashmë jemi pjesë e një ekonomie globale, dhe është e domosdoshme të dëgjohen të gjitha këndvështrimet, qoftë të aktorëve publikë, qoftë të atyre të biznesit, qoftë atyre të ekspertizës, në mënyrë që të gjithë të riformatojnë idetë e tyre. Por veçanërisht më pëlqeu ndërhyrja e ekspertit gjerman, i cili përveçse dha këndvështrimin e tij, gjithashtu dha mendimin e tij se çfarë duhet të bëjë Shqipëria, që është nën fakt: thithja e menjëhershme e investimeve të huaja direkte, çka përbën një problem dhe nuk është se nuk ka një arsye dhe zgjidhje, por njëkohësisht edhe orientimi i tij, kush janë prioritetet e zhvillimit të këtij vendi. Shpeshherë ne orientohemi sa në një sektor në tjetrin, ndërkohë një i huaj me eksperiencë jep orientimin e tij. Në këtë këndvështrim unë mendojë që një forum i tillë është në kohën e duhur, mbase dhe paksa i vonuar, janë vlerë e shtuar për zhvillimin ekonomik të vendit.
Në këndvështrimin tuaj, cilat duhet të jenë prioritet?
Mua më vjen mirë që rekomandimet që dha eksperti i huaj, i cili kishte qenë edhe ekspert i disa qeverive, janë ato që un kam thënë herë pas here në media. Siç janë: bujqësia, turizmi, dhe me shumë të drejtë teknologjia e informacionit. Pse po e theksojë këtë të fundit? Nuk ka konkurrueshmëri sot në botë pa teknologji të informacionit, pa softwere, pa menaxhim online të gjitha proceseve të prodhimit, shitjeve etj, proceseve që krijojnë vlerë të shtuar në kompani. Dhe Shqipëria është në të gjitha vendet e rajoni më e prapambetur në këtë drejtim. Edhe Kosova ka nivel shumë të të lartë të burimeve njerëzore të IT.
Si e shikoni përpjekjen shqiptare në këtë drejtim? Sepse deri ën vitin 2017 keni patur një ministri te dedikuar, por me qeverinë e re ajo është formatuar.
Unë mendoj që nuk kemi fare vëmendje, pastaj strategji dhe aq me pak institucione për zhvillimin e IT-së. e ritheksojë edhe njëherë, jam në një biznes. Vitin 2018 e kam konsideruar si vitin e IT-së të të gjithë grupimit që unë drejtojë, pasi ka ardhur një moment që nuk mund të rritjen më tej ose rritja do jetë e pashëndetshme, vërtet me probleme, në qoftë se nuk ka një IT.
Dhe e dini cili është problemi që hasim në treg? Nuk gjejmë ekspertë të IT-së, nuk gjejmë programues, është shumë e vështirë, janë shumë pak kompani, nuk gjejmë programe prodhimi. Është një nga pengesat e mëdhaja për zhvillimin e një ekonomie konkurruese ose edhe kur i gjen janë me kosto shumë të larta. Ndërkohë që shkon në Kosovë, dhe çdo vit Kosova prodhon programues të shkëlqyer që gjen punë menjëherë në vendet e Europës. Pra ne pothuajse nuk kemi një strategji për IT-në.
Është për t’u vlerësuar vendimmarrja e fundit në paketën fiskale për uljen e taksës për kompanitë e IT-së. pra duket që ka filluar të kuptohet rëndësia.
Po në drejtim të turizmit?
Turizmi padyshim është një pasuri që na e ka fal natyra, dhe ne duhet ta menaxhojmë dhe ta kthejmë në një burim afatmesëm dhe afatgjatë. Por turizmi edhe njëherë, konsiderohet, nga momenti që kemi idenë, deri ën realizimin e tij, i cili do minimumi 5 vjet, sepse kemi të bëjmë me procese fizike, projektime, planifikime, marrje lejesh, ndërtime, dhe më pas edhe kualifikim i burimeve njerëzore. Sepse turizmi nuk është një hotel, turizmi mbasi ke bërë hotelin, në fakt turizmi është burimet njerëzore, gjë që padyshim është një nga pikat e dobëta të vendit tonë. Ne po vuajmë për burime njerëzore. Po vuajmë për burme njerëzore në proceset prodhuese, imagjino pastaj në turizëm, ku flitet për burime njerëzore më të kualifikuara. Gjithsesi ngelet një nga shtyllat më të rëndësishme, por që nuk do ta japi impaktin menjëherë. Ndërsa sektori i cili mund ta japë impaktin menjëherë, brenda një viti, me politikat e duhura është sektori i bujqësisë, të cilin edhe eksperti gjerman tha “me vjen çudi që nuk e dëgjova në fjalimet me mëparshme të përmendet si një nga prioritetet”. Bujqësia pa diskutim është shumë e rëndësishme, produktet e bujqësisë janë të gjitha të shitura. Ne kemi mundësi ta dyfishojmë të ardhurën pasi që aktualisht jemi shumë ulët, kemi mundësi të punësojmë njërës pa pasur nevojë ti trajnojmë dhe kualifikojmë sepse në bujqësi ata bëjnë ata gjë që e kanë bërë në mënyrë të natyrshme për breza me radhë. Kështu që bujqësia padyshim është potenciali më i lartë ekonomik, por edhe më i shpejti për t’u vënë në shfrytëzim, gjithmonë në qoftë se bëhet në mënyrën e duhur.
Si i shikoni politikat e ndërmarra nga qeveria sa i përket bujqësisë?
Padyshim që në këto tre katër muaj ministria e bujqësisë ka treguar vullnet dhe seriozitet në ndryshimin e situatës, ka përpjekje dhe ka edhe disa rezultate sidomos në çështjen e sigurisë ushqimore, me aksionet që po ndërmerr AKU-ja. Ministria po përpiqet të riformatojë skemat e mbështetjes, po përpiqet ta bëjë në mënyrë sa më efektive. Problemin më të madh ky vend nuk e ka në nivelin vendimmarrës, por ne nivelin e mesëm ekzekutues, politikbërës, i cili nuk prodhon ose prodhon në mënyrë të gabuar.
E.Z/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.