Investim tek Blloku i Ambasadave, Veliaj: Tregu imobiliar po lëviz
Banorët pranë bllokut të ambasadave, tashmë i gëzohen një hapësirë tërësisht të rikonstruktuar dhe me standarde të mira.
Gjatë inspektimit të këtij blloku shumë pranë qendër së kryeqytetit, kryebashkiaku Erion Veliaj theksoi se ky investim ka rritur vlerën e pronës dhe ka vënë në lëvizje tregun imobiliar.
Veliaj theksoi se investime të kësaj natyre do të shtrihen në çdo lagje të kryeqytetit.
Ndër të tjera, Veliaj bëri me dije se sezoni veror do të ketë edhe përqendrimin më të lartë të investimeve duke shfrytëzuar motin e mirë.
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.