Investime në kënde lojërash, Veliaj: Paralelisht, përmirësojmë fasadat e pallateve
Investimet e Bashkisë për ndërtimin e këndeve të lojërave, do të shtihen jo vetëm brenda zonës urbane, por edhe në zonat rurale.
Gjatë inaugurimit të këndit të 9 të lojërave në njësinë nr.5, kryebashkiaku Erion Veliaj theksoi se paralelisht do të vijojë puna për përmirësimin e fasadave të pallateve, të cilat do të kthehen në vepra arti.
Bashkia e Tiranës po i kushton rëndësi të veçantë ndërtimit të ambienteve çlodhëse dhe rekreative për të gjitha grupmoshat në kryeqytet.
Elisabeta Dosku/Scan
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.