Investime në Kulturë – Veliaj: Nuk ka diferenca me periferinë

Investimet e Bashkisë në periferi të Tiranës nuk përqendrohen vetëm në infrastrukturë dhe shërbime, por edhe në kulturë. Gjimnazet e njësive të reja administrative u janë bashkuar atyre të “Tiranës së vjetër” duke marrë pjesë në “Tirana Arta Fest”.
Edicioni i dytë i “Tirana Art Fest” shpalli fituesit në të gjitha zhanret dhe disiplinat si këngë, kërcim, aktrim dhe kostumografi.
“Transformimi i Tiranës në një qytet të madh, që ka përfshirë të 24 njësitë, nuk është mirë vetëm për investime në infrastrukturë, por mbi të gjitha siç po provohet sot, edhe për investime në kulturë. Kur kaq shumë shkolla që deri dje konsideroheshin të periferisë se ishin në Kashar, në Mullet, në Krrabë, në Zall-Herr, sot kanë të njëjtin shans, kanë të njëjtën skenë, kanë të njëjtët trajnerë dhe të njëjtën mundësi për të qenë të suksesshëm edhe për t’ia dalë, edhe në Tiranën tonë të madhe”, u shpreh kryebashkiaku Veliaj.
“Tirana Arta Fest” është kthyer tashmë në një traditë për promovimin e talenteve të reja në fusha të ndryshme të artit dhe kulturës në gjimnazet e kryeqytetit.
Mëposhtë është lista e plotë e fituesve:
Në këngë
- Çmimi i parë – Rea Nuhu
- Çmimi i dytë – Kejtlin Sejdarasi
- Çmimi i tretë – Elisa Kumrija
- Artisti i ri më i mirë – Bertila Bruka
- Stil dhe origjinalitet – Ambra Jaçaj
- Grupi më i mirë – Gjimnazi “Qemal Stafa”
Në kërcim
- Grupi më i mirë- Street Creë – Gjimnazi “Ismail Qemali”
- Grupi më i mirë Hip Hop – Grace Crew – Gjimnazi “Partizani”
- Grupi më i mirë Folk- Shkolla “Ibrahim Hasmema”, Petrelë
- Grupi më i mirë i Djemve – Shkolla “Sadik Stavaleci”, Kashar
- Grupi më i mirë i Vajzave – Color Crew, Gjimnazi “A.Z Cajupi”
- Kërcimi më i mirë solo – Joana Janushi, Kolegji “Don Bosko”
- Dueti më i mirë – Bedri Llagami, Vaqarr
- Grupi i ri më i mirë- The Freaks – Gjimnazi “Myslym Keta”
- Kostumografia më e mirë- Gang BMK – Gjimnazi “Sinan Tafaj”
- Fabula Koreografike – Fusion – Gjimnazi “Petro Nini Luarasi”
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.