Investime në shkolla – Veliaj: Përmirësojmë ambientet sportive
Ambientet sportive në shkollat 9-vjeçare dhe gjimnazet e kryeqytetit u janë nënshtruar një rikonstruksioni të plotë nga Bashkia e Tiranës. Një prej tyre është edhe shkolla 9-vjeçare “7 Marsi”, e cila tashmë ka një palestër tërësisht të rikonstruktuar ku nxënësit mund të zhvillojnë orën e fizkulturës, si dhe është ndërhyrë në sistemin e ngrohjes dhe nyjeve higjeno-sanitare të godinës. Kryebashkiaku Erion Veliaj, theksoi ky vit do jetë i fokusuar në mënyrë të veçantë te përmirësimi i infrastrukturës shkollore.
Kryebashkiaku i Tiranës nënvizoi se puna për infrastrukturën arsimore në Tiranë do të vazhdojë në dy drejtime paralelisht, ku krahas ndërtimit të shkollave të reja, do të vijojë edhe rikonstruksioni dhe përmirësimi i kushteve edhe në shkollat aktuale.
Përmes partneritetit publik privat, Bashkia e Tiranës ka nisur ndërtimin e 20 shkollave të reja në kryeqytet, me qëllim eliminimin e mësimit me dy turne.
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.