Investime në terrene sportive – Dy ambiente të reja i shtohen shkollës “Vasil Shanto”

Bashkia e Tiranës po i kushton një vëmendje të veçantë shtimit të hapësirave sportive në shkollat e kryeqytetit, për të nxitur të rinjtë që të merren me aktivitete.
Rreth 1300 nxënës të shkollës 9-vjeçare “Vasil Shanto”, tashmë gëzojnë dy ambiente të reja sportive, të cilat pas mësimit mund të përdoren edhe nga komuniteti i zonës.
Kryebashkiaku Veliaj theksoi se është e rëndësishme që t’i kushtohet më shumë vëmendje përmirësimit të mjediseve në shërbim të komunitetit.
Ndërkaq, Bashkia e Tiranës po investon për ndërtimin e 20 shkollave të reja në kryeqytet, duke synuar eliminimin përfundimtar të mësimit me dy turne.
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.