Investime për periferinë – Veliaj: Shkrirja e komunave, kurseu para
Reforma që ktheu ish-komunat në njësi administrative të Tiranës ka bërë që periferia të marrë më shumë vëmendje në investime.
Kryebashkiaku Erion Veliaj e ka cilësuar këtë reformë si një mënyrë të mirë se si mund të bëhet më shumë për qytetin me më pak para, me argumentin se kostot për stafin në kohën që periferitë drejtoheshin nga kryetarë të ndryshëm ishim më të larta.
Pjesëmarrës në seminarin për zhvillimin urbanistik, Veliaj tha se po tentohet të krijohet një paketë turistike për Tiranën, duke përfituar edhe nga projekti për 100 fshatrat.
Kryetari i Bashkisë preku edhe reformat ë tjera të ndërmarra nga administrata e tij, duke u ndalur kryesisht në ato që kanë të bëjnë me mjedisin dhe minimizimin e ndotjes.
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.