Investime te Bregu i Lumit – Përmirësim i infrastrukturës arsimore dhe sociale

Së shpejti një qendër e re shumëfunksionale do të jetë në dispozicion të të gjithë banorëve në zonën e Bregut të Lumit, si një ndër zonat që është lënë në harresë sa i përket investimeve.
Me mbështetjen e Komisionit Evropian, Bashkia e Tiranës është në përfundim të punimeve për ndërtimin e një shkolle të re në këtë të zonë, të një kopshti dhe çerdheje, si dhe e qendrës social.
Gjatë inspektimit të punimeve, kryebashkiaku Erion Veliaj theksoi se investimet do të fokusohen jo vetëm në Tiranën qytet, por edhe në zonat periferike. Kreu i Bashkisë sqaroi se koncepti i këtij kompleksi është që të funksionojë si një qendër komunitare.
Si për kopshtet, edhe për qendrën sociale është bërë izolimi termik, për të siguruar një qëndrim sa më komod të fëmijëve në shkollë. Kapaciteti i shkollës është 900-1000 nxënës, në varësi të nevojave që ka komuniteti.
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.