Investimet e huaja – Zv.ministrja Ikonomi: Politika incentivuese për mbështetjen e tyre
“Nxitja e investimeve të huaja dhe padyshim mbikëqyrja e tyre, dhënia e asistencës përgjatë çdo faze investimi është mjaft e rëndësishme pasi padyshim kjo lidhet me zhvillimin ekonomik të vendit dhe me nxitjen e punësimit.”
Kështu është shprehur zëvendësministrja e Ministrisë dhe Financave, Belinda Ikonomi gjatë vizitës së saj në një kompani me kapital gjerman në sektorin e manifakturës, duke shtuar se synimi i politikave të qeverisë ka qenë krijimi i një kuadri të liberalizuar të tregtisë dhe incetivitmit.
Sipas saj, Ministria e Financave po punon për reduktimin e barrierave jo-tarifore dhe më konkretisht në sektorin e manifakturës pritet që të ndërmerren ën vijim politika të reja lehtësuese për bizneset.
“Ministria e Financave është duke punuar për reduktimin e barrierave jo tarifore, pra pikërisht për tarifat e shërbimeve për proceset e import- eksportit, dhe vërtet shpresojmë që shumë shpejt ta ndiejnë edhe vetë bizneset që lehtësimi i këtyre tarifave mund të kontribuojë në zhvillimin e mëtejshëm të tyre.”
Ndërkohë, Ikonomi është shprehur më tej se një rol në rëndësishëm në këtë drejtim luan gjithashtu dhe Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve, pasi duke qenë në kontakt me bizneset dhe duke referuare problematikat krijon më shumë hapësirë për zhvillimin e tyre.
G.D/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.